Conte po tenton ta transferojë ‘dështakun’ e Chelseas, çmimi i tij shokon drejtuesit e Interit

12:43 | 20 Shkurt 2020

Marcos Alonso ishte në radarin e Interit tashmë gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ka gjetur pak hapësirë te Chelsea këtë sezon.

Prandaj, Nerazzurri janë përpjekur ta rikthejnë në Itali, por pa pasur sukses.

Calciomercato raporton se tani Blutë kanë rritur çmimin e tyre për Alonson për 30 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Me fjalë të tjera, ata nuk do të japin asnjë zbritje për Antonio Conte, i cili menaxhoi lojtarin gjatë kohës së tij në krye të skuadrës londineze.

Sa i përket qëndrimit të Interit, ata nuk kanë ndërmend t’i kalojnë ato shifra tek Alonso, duke marrë parasysh formën e tij të fundit.

Ata do të bëjnë një lëvizje për lojtarin nëse lind një mundësi e mirë. Sigurisht, 30 milionë euro janë shumë për një lojtar që ka qenë zhgënjyes për një kohë të gjatë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë veprimi i radhës së Interit për ‘dështakun’ e Interit. /ORAinfo/

Komento: