Conte rikthehet në futboll, fillon bisedimet me gjigantin evropian – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Conte rikthehet në futboll, fillon bisedimet me gjigantin evropian

15:33 | 20 Dhjetor 2018

Duket se së shpejti Antonio Conte do të rikthehet në botën e futbollit.

Antonio Conte u shkarkua në verën e këtij viti nga Chelsea, andaj ai e dëshiron rikthimin në futboll.

Trajneri italian po e pëlqen transferimin te Manchester United, pas shkarkimit të Jose Mourinhos të martën e kësaj jave.

‘Djajtë e Kuq’ e emëruan Ole Gunnar Solskjaer deri në fund të këtij sezoni, ndërsa Conte ka filluar negociatat me ta.

Trajneri italian është ende nën kontratë me Chelsean, ndërsa është duke ndjekur procesin gjyqësor që t’i paguhen rreth 10 milionë euro të vitit të fundit të kontratës.

Komento: