Conte se lë rehat Manchester Unitedin, po ia rrëmben edhe talentin e madh

08:41 | 29 Shkurt 2020

Inter po vazhdon t’ia rrëmbejë lojtarët Manchester United.

Tahith Chong ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin te skuadra e Inter.

Talenti premtues i Manchester United, Chong, sipas të gjitha gjasave do të jetë anëtar i skuadrës së Inter, në fund të këtij sezoni.

‘Calciomercato’ shkruan se Chong ka dhënë aprovimin për t’iu bashkuar skuadrës së Inter, në një transferim të lirë, në fund të kësaj kampanje, transmeton lajmi.

Lojtari pritet të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, me skuadrën ‘Zikaltër’.

Tahith Chong do të dërgohet në huazim në sezonin tjetër, për të fituar përvojë, para se të nis aventurën me Inter.

Komento: