Conte shokon, po e transferon “dështakun” e United

21:56 | 04 Tetor 2019

Antonio Conte, dëshiron ta forcojë skuadrën.

Interi kërkon Nemanja Matic. Pasi kanë firmosur me dy lojtarët e Manchester United, zikalërit kanë hedhur sërish sytë nga “Djajtë e kuq”, për një tjetër futbollistë.

Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin serb, Matic I cili ka humbur vendin e titullarit te skuadra e Solskjaer dhe tashmë po mendon për një aventurë të re.

Kontrata e tij me Manchester United skadon në fund të sezonit dhe drejtuesit e Interit kanë nisur nga puna për të bindur lojtarin të firmos me ta. Conte e shikon si njeriun ideal për mesfushën e tij dhe e do me çdo kusht në Milano.

Komento: