Conte sjell dy ‘bisha’ në Inter

09:37 | 16 Korrik 2019

Antonio Conte po synon të forcoj fazën e sulmit të Inter.

Inter kërkon me patjetër dy sulmues dhe nuk heq dorë nga Edin Dzeko dhe Romelu Lukaku.

Trajneri Antonio Conte u ka bërë të ditur drejtuesve emrat që kërkon të ketë në sulm.

Është rihapur edhe një herë negocimi për Dzekon. Roma kërkon 20 milionë euro, por Inter nuk jep më shumë se 12 për sulmuesin shtatlartë.

Për të zgjidhur situatën futet në lojë Zaniolo.

Inter zotëron 15% të kartonit të futbollistit. Zaniolo kërkohet nga Tottenham. Heqja dorë e Interit nga pjesa që zotëron në kartonin e futbollistit do ta lehtësonin goxha shumë transferimim e Dzekos për 12 milionë euro.

Inter gjithashtu shpreson edhe për Lukakun.

Zikaltrit nuk kanë marrë një përgjigje nga United të cilët nuk dinë se çfarë do bëjnë me belgun, do e mbajnë në ekip apo jo. Lukaku e ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur me Inter nën urdhërat e Contes.

Komento: