Conte te Inter, po me këtë kusht – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Conte te Inter, po me këtë kusht

18:35 | 29 Janar 2019

Ish-trajneri i Chelseas, Antonio Conte është duke u lidhur me një lëvizje në Inter verën e ardhshme dhe sipas La Gazzetta dello Sport, italian mund të bashkohet me ish-CEOin e tij Beppe Marotta në një kusht përcjell ORAinfo.

Conte do të zëvendësojë Luciano Spalletti në Inter vetëm nëse ky i fundit nuk fiton një trofe këtë sezon.

Beppa Marotta mohoi se Nerazzurrët janë në bisedime me Conte, por nuk është sekret se ish-drejtori i Juventus është në kushte shumë të mira me menaxherin italian që fitoi tre tituj Serie A me Juventusin kur Marotta ishte njeriu kryesor te Juve./ORAinfo/

Komento: