Conte te Inter, skuadra i garanton blerjen e yllit të madh

13:12 | 11 Maj 2019

Së shpejti prite të finalizohet ardhja e Contes në Inter.

Ish trajneri i Chelsea, Antonio Conte, po rikthehet në Serie A, për të marrë drejtimin e Interit.

Sipas medieve në Itali një marrëveshje është arritur, me Conten që do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Interin, për të zëvendësuar Luciano Spallettin.

Ardhja e Contes do të bëjë që Inter të sjellë edhe disa emra të njohur në skuadër.

Tuttosport në shkruan se Inter i ka premtuar Contes katër blerje, në mesin e tyre edhe Romelu Lukaku./Lajmi/

Komento: