Conte te Juventus, ky është lajmi i fundit

12:54 | 09 Maj 2019

Juve nuk e ka kontaktuar ende ish-trajnerin e vet.

Juventusi vazhdon të qëndrojë në heshtje totale, duke mos përgënjeshtruar lajmet për largimin e trajnerit Max Allegri në ditët e ardhshme, sinjal se diçka po gatuhet në zyrat e klubit bardhezi.

Megjithatë, lajmi tjetër se Antonio Conte është pranë rikthimit në krye të bardhezinjve nuk duket se ka baza të forta.

Sot Sky Sport raporton se Conte po bisedon me Interin, ku ka një lidhje të fortë me administratorin e deleguar Beppe Marotta, si dhe ka marrë një ofertë financiare të shkëqyer, përveçse e stimulon së tepërmi projekti ambicioz që ka grupi Suning për ta kthyer Interin në majën e Italisë, transmeton telesport.

Ndërkaq, Juve nuk e ka kontaktuar ende ish-trajnerin e vet, edhe pse Pavel Nedved duket sponsori i tij i madh.

Një arsye pse Andrea Agnelli nuk e dëshiron Conten është edhe mënyra si u ndanë në vitin 2014, kur Conte shpërtheu ndaj klubit pas eliminimit nga Champions League: “Nuk mund të hash me 10 euro në një restorant ku duhen 100 euro!”.

Komento: