Conte tek Inter? Chiellini shokon me këtë deklaratë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Conte tek Inter? Chiellini shokon me këtë deklaratë

22:37 | 24 Maj 2019

Chiellini nuk do ta mirëpriste aspak një marrëveshje të mundshme.

Mbrojtësi italian, Giorgio Chiellini, akoma e sheh Antonio Conten si një nga personat me respekt të madh tek Juventus.

Chiellini nuk do ta mirëpriste aspak një marrëveshje të mundshme të Antonio Conte me skuadrën rivale të Juventus, Inter.

Qendër mbrojtësi i cili kishte qenë pjesë e skuadrës që kishte fituar titullin e kampionit në Serie A nën drejtimin e Conte, ka potencuar se do ta urrente një gjë të tillë.

“Unë do ta urreja po ta shihja atë atje (tek Inter), por është pjesë e jetës së tij” ka thënë Chiellini për ‘Tuttosport’, transmeton lajmi.

“E kuptoj se ata janë profesionalë, por ta shihja atë tek Inter do të ishte e çuditshme. Nuk është një kritik, të gjithë e dinë se unë kam raporte speciale me Antonion” ka thënë tutje italiani.

“Çfarë mund të them është se shpresoj t’i shkoj gjithçka mirë, por asgjë s’mund të fitojë me Inter. Është e vertetë se kur ishte tek Chelsea, bëja tifo për të, por tek Inter s’mund ta bëjë” ka thënë ndër të tjerash Chiellini.

Mediet italiane gjatë kësaj jave kanë raportuar se Antonio Conte është shumë afër marrëveshjes me Inter, duke u pritur zyrtarizimi dita – ditës.

Komento: