
Antonio Conte tashmë është trajneri i ri i Interit.
Trajneri italian është parë sot në Milano me drejtues të medias së Interit, për të përgatitur prezantimin e tij.
Ardhja e Contes te Inter, do të bëjë që kësaj skuadre t’i bashkohet edhe sulmuesi Romelu Lukaku.
ESPN raporton se ish trajneri i Chelsea po kërkon transferimin e sulmuesit të Manchester United te Inter, përcjell lajmi.
Në rast dështimi të transferimit te Lukakut, Inter do të hidhet në sulm për Edin Dzekon e Romës.