Conte thyen heshtjen, flet për Interin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Conte thyen heshtjen, flet për Interin

21:00 | 31 Janar 2019

Inter është futur në krizë të rezultateve dhe skuadra italiane është duke menduar seriozisht të ndërrojë trajnerin Luciano Spalleti.

Ish trajneri i Juventus dhe Chelsea ka refuzuar të jap përgjigje kur është pyetur për kalimin tek Inter.

Trajneri italian ka mbetur pa skuadër tash e një sezon, prej kur është shkarkuar nga skuadra e Chelsea.

Disa zëra së fundmi e lidhnin strategun italian me një kalim të mundshëm në Serie A, tek Inter, mirëpo këto zëra ai nuk ka pranuar t’i komentojë.

“Nuk kam koment” ishte përgjigja e trajnerit pasi është pyetur nga një gazetar i “BeIN” për Inter, transmeton lajmi net.

Kujtojmë se gjatë karrierës së tij Conte një kohë ishte edhe trajner i Kombëtares së Italisë.

Komento: