Pak gjasa që Conte të rinovojë me Tottenham së shpejti.
Conte ka pak gjasa që të rinovojë kontratën me Tottenham në një kohë të afërt.
Trajneri italian, Antonio Conte po e vazhdon aventurën e tij te Tottenham Hotspur, por gjërat s’po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sipas raportimeve të David Ornstein, Conte nuk pritet që të nënshkruajë kontratë të re – së paku jo së shpejti, përcjell lajmi.net.
Mes tjerash, Ornstein ka thënë se bisedimet për kontratën e re të Conte nuk do të nisin as në pauzën për Kupën e Botës.
Gazetari anglez beson se Tottenham do të kryej këto negociata gjatë verës – nëse do t’i kryej ndonjëherë.
Kontrata aktuale e Conte skadon në qershor të vitit 2023.