Conte tregohet i ashpër, merr vendim për Icardin

12:33 | 29 Qershor 2019

Antonio Conte ka vendosur për Mauro Icardin.

Një sezon jo të mirë kaloi Icardi tek Interi, ku për shkak të disa problemeve me skuadrën i‘u desh të qëndronte jashtë formacionit “zikaltër”.

E ardhmja e lojtarit argjentinas, nuk kalon nga inter, dhe sipas informacioneve nga “La Gazzetta Dello Sport”,trajneri Conte i ka thënë drejtuesve të skuadrës, se nuk do asnjë element përçarës në ekip.

Është e qartë se futbollisti argjentinas nuk hyn në planet e klubit për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit do ta rregullojnë çështjen e tij përpara se të fillojnë fazën përgatitore në Lugano në datë 8 korrik.

Komento: