Conte tregon pse u përjashtua në lojën ndaj Udineses

22:06 | 23 Janar 2021

Gjyqtari më përjashtoi pasi nuk u pajtova me vendimin e tij, thotë Conte.

Interi nuk mundi të mposhtë Udinesen në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A.

Në fundin e ndeshjes, gjyqtari përjashtoi trajnerin e Interit, Antonio Conte, i cili pati një dialog me të, transmeton lajmi.net.

Conte pas ndeshjes tha se konfrontimi me gjyqtarin e ndeshjes, ndodhi shkaku i minutave shtesë, kjo pasi tekniku italian kishte potencuar se koha e dhënë nuk ishte e mjaftueshme dhe duhej të kishte më shumë.

“Gjyqtari më përjashtoi. Mendova se katër minuta nuk ishin të mjaftueshme, në rrethanat që ishin këtë ndeshje. Pastaj gjyqtari morri vendimet e tij dhe ne duhet t’i pranojmë ato, edhe nëse nuk pajtohemi me ato vendime”, tha ai.

“Siç e kam potencuar gjithmonë, ne duhet të mendojmë vetëm për veten tonë. Ne nuk duhet të mendojmë për Milanin dhe humbjen e tyre. Thjesht duhet të përqendrohemi në përmirësimin e rezultateve dhe paraqitjeve tona”, tha Antonio Conte.

Komento: