Conte ua bënë me dije drejtuesve të Interit: E dua këtë sulmues

12:01 | 19 Korrik 2019

Conte rrit presionin mbi Marotta, Inter pa sulmues.

Presioni po rritet çdo ditë e më shumë mbi skuadrën e Inter, e cila rrezikon të nis sezonin pa një sulmues.

Skuadra ka prishur raportet me Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan, duke bërë që skuadra tani të ketë vetëm Lautaro Martinez në dispozicion.

Raportimet e fundit nga “Gazzetta dello Sport” bëjnë të ditur se Antonio Conte ka rritur presionin mbi Beppe Marotta, ndaj të cilit ka kërkuar që të finalizojë marrëveshjet me sulmuesit e kërkuar, transmeton lajmi net.

Skuadra e Inter është në negociata me Manchester United për yllin belg, Romelu Lukaku, larg të cilit janë larg 20 milionë euro.

Një nga alternativat tjera është edhe sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko, me të cilin gjithashtu nuk ka arritur të finalizohet marrëveshja.

Conte e di se skuadra ka nevojë për një tjetër sulmues, në mënyrë që të kompletojë fondin e lojtarëve për skemën e tij 3-5-2.

Komento: