Conte-United, vjen lajmi “bombë” nga Anglia

19:28 | 18 Dhjetor 2018

Boca Juniors paraqiti një ofertë për Antonio Conte, por ai e hodhi poshtë sepse nuk donte të largohej nga Europa, raportoi TyC Sports përcjell ORAinfo.

Sipas mediave në Argjentinë, Conte kishte marrë një propozim për të zëvendësuar Guillermo Barros Schelotto por ai mendon të qëndrojë në Angli, pasi që United ka shprehur interesim për të.

Finalistët e Copa Libertadores bënë një qasje fillestare, por Conte menjëherë bëri të qartë se ai nuk ishte i përgatitur për një lëvizje në Argjentinë.

Ai do të ishte ribashkuar me ish sulmuesin e Juventusit, Carlos Tevez, i cili fitoi Scudetton me Conte në 2013-14.

Conte është ende në kontratë me Chelsean, por tani është lidhur me Manchester Unitedin pas shkarkimit të Jose Mourinho këtë mëngjes./ORAinfo/

Komento: