Conte vendos t’i blejë këta dy super lojtarë në janar

15:37 | 12 Dhjetor 2019

Inter pritet të forcohet shumë në afatin e janarit. Dështimi në Ligën e Kampionëve ka bërë që Inter synimin kryesor ta ketë triumfin në Serie A.

Kjo ka bërë qe Conte të kërkojë transferimin e disa lojtarëve.

Rodrigo De Paul dhe Marcos Alonso jë të parët që pritet të zbresin në Milano në afatin kalimtar të janarit, përcjell ORAinfo.

Foto: Rodrigo De Paul

Foto: Marcos Alonso

Pas një fillimi të fortë të sezonit, Nerazzurri po kërkojnë të forcojnë edhe më tej skuadrën e tyre.

Corriere Dello Sport raporton se për De Paul, Inter tani ka filluar bisedimet midis me klubin e Udinese dhe nëse bisedimet shkojnë mirë, ai do ta vesh fanellën qysh në janar.

Kurse për Alonson, Interi do të përpiqet ta nënshkruajë në formë huazimi me një mundësi për të blerë. /ORAinfo/

Komento: