Inter, duket të jetë afër në nënshkrimin e një marrëveshjeje për yllin italian të mesfushës Nicolo Barella nga Cagliari, por ai nuk është emri i vetëm që ata kanë rezervuar për të rivendosur mesfushën e tyre nën Antonio Conte.
Corriere dello Sport shkruan sot se Nerazzurët po kërkojnë të sjellin lojtarin e mëparshëm Mateo Kovaçiç, i cili duket se do të kthehet në Real Madrid pas huazimit të tij me Chelsean, përcjell ORAinfo.
Kovaçiç nuk arriti të lëjë përshtypje në Premier Ligën në këtë sezon dhe Chelsea nuk duket tepër i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit në mënyrë të përhershme, veçanërisht pasi menaxheri Maurizio Sarri, i cili e solli atë, duket të jetë afër largimit nga klubi për t’u bashkuar me Juventusin.
Kjo e lë atë të hapur ndaj ofertave dhe me Madridin që nuk e dëshironte t’ia dorëzonte atij një rol fillestar sezoni i ardhshëm, një kthim në terrenin e tij të vjetër mund të jetë vendimtar tek mesfushori kroat./ORAinfo/