Conte vjen me dy transferime të mëdha në mesfushë

09:55 | 17 Qershor 2019

Inter, planifikon të përforcohet në mesfushë.

Me ardhjen e Antonio Conte në pankinë, Inter po kërkon të jetë sa më konkurrues në garën për titullin e Serie A.

Neroazurët janë duke kërkuar dy mesfushorë të klasit të lartë për të përmbushur kërkesat e teknikut italian, shkruan Indeksonline.

Emri i parë është ai i mesfushorit të Cagliarit, Nicollo Barella që po pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës.

Buxheti do të jetë i destinuar për të, por Ausilio po mendon edhe rikthimin e Mateo Kovacic. Kroati i cili u shit te Reali nuk ka vend në Madrid dhe në sezonin e fundit ishte i huazuar te Chelsea.

Kovacic mund të rikthehet në San Siro dhe të përfitoj një pagë rreth 4 milionë euro.

Në vitin 2015 Interi ia shiti Realit për 38 milionë euro.

Komento: