Conte vjen me transferim të “çmendur” nga Barcelona

11:00 | 29 Gusht 2019

Conte e do me çdo kusht yllin e Barcelonës.

Trajneri i Interit, Antonio Conte nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal. Barcelona po mundohet t’i shesë disa lojtarë në ditët e ardhshme nëse dëshirojnë ta transferojnë në klub yllin e PSG-së, Neymar.

Ka shumë spekulime të cilët thonë se Vidal është një ndër lojtarët të cilët do të sakrifikohen.

Mediat italiane thonë se Conte dëshiron ta shton një mesfushorë në klub dhe prioritet është Vidal.

Komento: