Conte vjen me transferim të “çmendur” nga Seria A

23:42 | 02 Gusht 2019

Conte, po mendon ta forcojë fazën e sulmit.

Interi duhet ta harrojë Lukakun dhe të përqëndrohet në lojtarë të tjerë.

Conte e di se belgu i ka ikur nga duart dhe është hedhur në sulm për të marrë Duvan Zapatën nga Atalanta.

28-vjeçari është treguar një sulmues i madh sezonin e kaluar, duke shënuar 28 gola në 48 ndeshje.

Atalanta dëshiron 60 milionë euro. Një përfshirje e Mateo Politano do të ishte e favorshme për të dy ekipet.

Trajneri Gasperini e pëlqen shumë anësorin zikaltër dhe e shëh si një përforcim të madh për skuadrën e tij, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League për herë të parë në histori.

Komento: