
Interi nuk e ka ndërmend të i ndal transferimet.
Cristiano Biraghi nuk është objektivi i vetëm i Interit në këtë merkato vere. Mbrojtësi shihet si përforcimi ideal për krahun e majtë të prapavijës së zikaltërve.

Biraghi mendohet se e ka arritur akordin me Interin dhe mbetet vetëm formalizimi i operacionit që lojtari të largohet nga Fiorentina. Ndërkohë, Dalbert është një tjetër çështje e nxehtë te Interi.
Nëse arrinë Biraghi, braziliani nuk ka vend nën urdhërat e Antonio Contes, i cili kërkon një dublues të ganezit, Asamoah. Ndërkaq, Inter nuk heq dorë nga Fernando Llorente për sulmin.
Konkurenca për spanjollin është e madhe, pasi fakti që është një lojtar me kosto zero ka shtuar interesin për të. Napoli shihet si skuadra më e interesuar, por nuk përjashtohet që deri më 2 shtator të ketë surpriza.