Coronavirusi mban në ankth botën, tetë të huaj dyshohen si të infektuar edhe në Moskë

11:23 | 26 January 2020

Tetë të huaj dyshohen si të infektuar me koronavirus në Moskë.

Tetë persona, të cilët besohet se janë kinezë, janë shtrirë në spitalin e Moskës për shkak të diagnozës preliminare të koronavirusit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi.

Kjo agjenci raportoi se këta tetë persona vuanin nga temperature e lartë.

Ata ishin pjesë e një grupi prej 20 të huajve që kishin arritur në Moskë para disa ditëve. Ata ishin duke qëndruar në një hotel në pjesën veriperëndimore në Moskë.

Këto do të ishin rastet e para të koronavirusit në Rusi, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Raste të këtij virusi tashmë janë raportuar në shumë shtete të tjera, përfshirë Francën, Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Malajzinë, Filipinet, Korenë Jugore, Tajvanin, Tajlandën, Vietnamin, Arabinë Saudite dhe Singaporin.

Më herët, presidenti kinez, Xi Jinping, paralajmëroi se virusi është duke u përhapur me shpejtësi të madhe.

Deri më tash, 56 persona kanë vdekur nga ky virus dhe rreth 2000 të tjerë janë të infektuar.

Komento: