
Largimi i Zvonomir Boban dhe Paolo Maldini këtë verë nuk mund të përjashtohet me tensione që aktualisht po manifestohen në Milano.
Mediat nw Itali raportojnë se dyshja Boba – Maldini kanw ferike me drejtorin Ivan Gazidis pwr shkak tw ideve të ndryshme se si ta çojnë klubin përpara.
Corriere della Sera raporton se aktualisht ekzistojnë tensione midis Boban, Maldini dhe Gazidis, përcjell ORAinfo.
Gazeta pretendon se gjithçka ka lindur nga zgjedhja e këtij të fundit për t’u përqendruar në Ralf Rangnick për të ardhmen.

Identifikimi i një menaxheri të ri, pa e ndarë këtë zgjedhje sidomos kur ekipi po rikuperohet, shihet si një delegim i plotë nga të dy drejtorët Boban dhe Mladini.
Gazidis ka hartuar udhëzimet për një model të stilit Atalanta, duke hedhur poshtë disa propozime nga Maldini dhe Boban në mercato.
Për shembull, një përplasje ndodhi kur dueti shtyu për një marrëveshje shkëmbimi me Juventusin që përfshin Lucas Paquetá dhe Federico Bernardeschi.
Gazeta shton se dyshja kanë filluar të kenë dyshime për dritaren e verës në klimën aktuale të pasigurisë, dhe ndër të tjera çfarë garancie mund t’i ofrohen Zlatan Ibrahimoviç lidhur me rinovimin e tij.
Ideja e një lamtumire të dyfishtë në fund të sezonit nuk duhet të hidhet poshtë.
Boban gjithashtu mund të thotë lamtumirë sepse ai nuk është i kënaqur me të mbetet në rolin e tij aktual, i cili është në thelb ai i një konsulenti të punëve të jashtme. /ORAinfo/