Costa po rikthehet në Evropë, ky pritet të jetë ekipi i ri i tij

12:58 | 09 Janar 2022

Diego Costa karrierën mund ta vazhdojë në Evropë. Sulmuesi brazilian e ka mbyllur marrëveshjen me skuadrën Atletico Minerio.

Për shërbimet e brazilianit interesim kanë shprehur skuadra të njohura nga Evropa.

Mediat braziliane bëjnë të ditur se Costa mund të rikthehet sërish në Evropë.

33-vjeçari po kërkohet nga skuadra, si Newcastle, Porto, Fenerbahçe dhe Eibar.

Costa gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra, si Atletico Madridi, Rayo Vallecano, Chelsea dhe Braga.

Komento: