Gattuso momentalisht gjendet në presion për shkak të rezultateve të dobëta me Milanin.
E për gjendjen e tij po flasin edhe legjendat e Milanit përcjell ORAinfo.
Ish-mbrojtësi i Milanit Billy Costacurta foli për Sky Sport në lidhje me të ardhmen e Rino Gattusos në klub.
“Unë e njoh shumë mirë dhe nuk i pëlqen të flasë për zgjatjen e kontratës së tij. Ai dëshiron Ligën e Kampioneve dhe ai nuk dëshiron të mendojë për ndonjë gjë tjetër “, ka thënë Costacurta.
Kujtojmë se Milani humbjen e fundit e pësoi nga Sampdoria të shtunën./ORAinfo/