Coutinho – Barcelona, vjen lajmi i fundit nga Spanja

18:51 | 14 Gusht 2019

Philippe Coutinho është duke vendosur për të ardhmen e tij.

Menaxheri i Philippe Coutinhos ka mbërritur në Barcelonë për t’i vazhduar bisedimet rreth të ardhmes së yllit brazilian.

Mediat spanjolle raportojnë se Guiliano Bertolucci ka mbërritur sot në Barcelonë për të diskutuar mbi largimin e Coutinhos nga Camp Nou, transmketon lajmi.

Ardhja e tij në Spanjë u përcoll nga fluturimi për në Francë ku u zhvilluan bisedime në lidhje me transferimin e tij në Paris Saint-Germain.

Coutinho spekulohet se mund të përfshihet në ofertën e Barcelonës tek PSG për rikthimin e yllit tjetër brazilian, Neymar.

Komento: