Sulmuesi brazilain bën rikthim befasues te Barcelona.
Philippe Coutinho është i vendosur të bëjë një rikthim befasues te Barcelona, pas bisedimeve që ka pasur me trajnerin e ri, Ronald Koeman, bëjnë të ditur raportet në Spanjë.
Huazimi i brazilianit te Bayern Munich pati një fund të lavdishëm, ku të dielën mbrëma fituan Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur 1:0 në finale skuadrën e PSG-së.
Bayern Munich patën konfirmuar se nuk e kanë ndërmend të finalizojnë transferimin e Coutinhos, me brazilianin që lidhej me një kalim në Premierligë, kur skuadra drejtohej nga Quique Setien.
Por tani, holandezi, që ka zëvendësuar Setien, ka telefonuar Coutinhon, duke i bërë të ditur se është pjesë e planeve të tij.
Coutinho te Barcelona është transferuar në janar të vitit 2018 nga Liverpool, për 160 milionë euro.