Coutinho gati për ta kompletuar transferimin te Bayern, ateron në Gjermani

14:43 | 18 Gusht 2019

Coutinho është gati për transferimin te Bayerni.

Philippe Coutinho ka ateruar në Mynih për testet mjekësore përpara se të bashkohet me kampionët gjermanë Bayern si huazim nga Barcelona.

Braziliani u pa duke buzëqeshur dhe duke pozuar për fotografi me fansat ndërsa arriti në bazën e Bayernit për të përfunduar zyrtarisht lëvizjen e tij.

Marrëveshja në parim mes Barcelonës dhe Bayern u arrit javën e kaluar.

Coutinho thuhet se refuzoi kalimin te Paris Saint-Germain si pjesë e një marrëveshje për këmbimin me Neymar.

Bayern ka rënë dakord për të marrë Coutinhon si huazim për një sezon dhe marrëveshja pritet të përfshijë një mundësi për ta blerë në mënyrë të përhershme në fund të sezonit aktual.

Komento: