Coutinho i thotë ‘JO’ Man Utd-së, ja arsyeja

20:16 | 17 Qershor 2019

Philippe Coutinho është në kërkim të një skuadre të re.

Ai nuk e ka gjetur veten te Barcelona që nga koha kur u transferua te Liverpooli.

Me siguri se do të largohet nga Camp Nou këtë verë dhe një nga destinacionet e mundshme është Manchester United.

Megjithatë, sipas Sky Sports, kjo nuk do të ndodhë. Coutinho nuk dëshiron të shkojë te Djajtë e Kuq shkaku i respektit për Liverpoolin. The Reds dhe Djajtë e Kuq janë rivalët më të mëdhenj në Angli.

Tani për tani, opsioni më i mundshëm është Paris Saint-Germain. Lojtari në klubin parisien do të gjente disa bashkëkombas duke përfshirë edhe shokun e tij, Neymarin.

Ky i fundit nuk i ka punët mirë te kampioni francez, saqë pronari i klubit ka pohuar se nuk e ka blerës me zor brazilianin.

Ndryshe, Coutinho deri më tani ka pasur 50 paraqitje për katalunasit dhe ka shënuar 13 gola në të gjitha garat.

Komento: