Coutinho në Arsenal, këtë vendim e ka marrë Valverde

12:16 | 08 Gusht 2019

Arsenal ka marrë një lajm të keq sot nga Barcelona.

Philippe Coutinho do të qëndroj në Barcelonë edhe këtë sezon.

Trajneri i Barcës, Ernesto Valverde ka thënë se braziliani nuk do të largohet nga Camp Nou.

“Sigurisht që unë mbështetem tek ai. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por ai është me ne. Ai nuk ka marrë pjesë në lojë, si Arthur dhe Vidal sepse ata kanë dy seanca stërvitore. Plani është i njëjtë. Shkoni duke i përfshirë ato pak nga pak. Ne do t’i shohim nëse të Shtunën ata mund të luajnë disa minuta. Ideja është që ata të bëjnë njësoj si të tjerët. Sigurisht që ne mbështetemi tek ai “, ka thënë trajneri.

“Ai është me ne dhe ne nuk kemi pse të mendojmë se ai nuk do të jetë“, ka vazhduar Valverde.

Coutinho u bashkua me Barcelonën në janarin e vitit 2018 për një shumë rekord prej 145 milionë euro.

Komento: