Philippe Coutinho thuhet se mund të rikthehet në Premierligë.
Ylli brazilian është i huazuar në Bundesligë te Bayern Munich, skuadër e cila nuk dëshiron të shfrytëzojë të drejtën e transferimit të tij të përhershëm.
Këtë situatë dëshiron të shfrytëzojë Chelsea, që ka nisur bisedimet me Barcelonën.
Raportohet se Chelsea dhe Barcelona po diskutojnë për një marrëveshje huazimi mes tyre për Coutinhon, e cila mund të finalizohet gjatë verës, përcjell lajmi.
Blutë kërkojnë opsionin e mundësisë së blerjes pas përfundimit të sezonit.
Premierliga nuk është një kampionat i panjohur për Coutinhon, që me Liverpool në këtë ligë ka pasur kohërat më të mira të karrierës së tij.
Coutinho te Barcelona ishte transferuar në janarin e vitit 2018 për 160 milionë euro.