Coutinho, në bisedime me Arsenalin.
Philippe Coutinho e ka mbyllur eksperiencën e shkurtër që e kishte në Bayern Munich, shkruan Gazeta Express.
Ylli brazilian nuk la gjurmë sa duhet në “Allianz Arena” dhe kjo bëri që klubi gjerman të mos e shfrytëzojë mundësinë e blerjes përfundimtare të tij.
Këtë verë, ish-futbollisti i Interit, Espanyolit dhe Liverpoolit do të rikthehet përkohësisht në Barcelonë.
Mirëpo, gjiganti katalunas nuk e ka ndërmend ta mbajë më atë në “Camp Nou”.
Ndërkohë, mediat britanike shkruajnë se interesim për përfaqësuesin brazilian ka shfaqur Arsenali.
Menaxheri i lojtarit, Kia Joorabchian po mundohet ta rehatojë klientin e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që Coutinho të përfundojë në “Emirates Stadium”.
Gjithashtu, interesim për shërbimet e futbollistin ofanziv ka shfaqur edhe Chelsea.