Coutinho-PSG, vjen lajmi i madh

19:19 | 13 Gusht 2019

Coutinho mund ta vesh fanellën e PSG-së.

Sipas medias braziliane, Esporte Interativo, agjenti i lojtarit të Barçës është në bisedime me PSG, në një marrëveshje që do ta rikthej Neymarin në Camp Nou.

Philippe Coutinho është rrugës për t’ju bashkuar PSG-së me Neymar që do të kthehej në Camp Nou derisa Barca po vazhdon negociatat për ta arritur një marrëveshje, shkruajnë mediat e Brazilit.

Delegacioni i Barcelonës ka udhëtuar në Paris të martën për t’u takuar me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo derisa janë hapur bisedimet që Neymar të kthehet në Kataloni, një gjë që braziliani e ka kërkuar gjatë kësaj vere.

Të deleguarve të Barçës, të cilët përfshin drejtorin ekzekutiv Javier Bordas, shefin e negociatave Andre Cury dhe sekretarin teknik Eric Abidal i është bashkuar edhe agjenti i Coutinhos me PSG që dëshirojnë që braziliani të përfshihet në marrëveshjen për Neymar.

Coutinho, i cili kaloi në Barcelonë për 145 milionë euro në janarin e 2018 por ai ka dështuar që ti përshtatet skuadrës së Ernesto Valverdes kurse tani shihet si një marrëveshje ideale që ata ta kthejnë nga Parisi Neymarin, i cili kur ishte larguar për atje ishte lojtari më i shtrenjtë që është transferuar ndonjëherë për 222 milionë euro.

Komento: