COVID-19 mbyll edhe një shkollë në Prishtinë

12:30 | 06 Nëntor 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Kosovë, e veçanërisht në Prishtinë.

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dardania” në Prishtinë ka bërë të ditur se nga dita e hënë do të zhvillojë mësimin nga distanca.

“Ju njoftoi se nga dita e hënë me datë 9.11.2020 mësim do të mbahet në distancë duke e ndjekur RTK-4 sipas skemës programore.”, thuhet në njoftimin Shkollës.

Gjithashtu me anë të njoftimit kjo shkollë kërkon nga nxënësit që të ndjekin rregullisht ligjëratat në RTK dhe të respektojnë orarin me mësimdhënës.

Komento: