COVID-19 shpartallon Serbinë, regjistrohen 64 viktima vetëm sot

20:03 | 30 October 2021

64 viktima nga koronavirusi në Serbi.

Në Serbi është përkeqësuar situata epidemilogjike, pasi sot kanë vdekur 64 persona nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se nga 20.128 mostra të testuara, janë shënuar edhe 6.001 raste të reja me koronavirus. Në spitalet e Serbisë aktualisht janë të shtrirë 6.780 pacientë, nga të cilët 282 po trajtohen përmes respiratorit.

Epidemiologia, Mila Pauniq, i tha Radio Televizionit të Serbisë (RTS) se ka rritje të numrit të studentëve të infektuar.

Ai foli për një situatë të rëndë, pasi shumë punonjës shëndetësorë po sëmuren.

Që nga fillimi i pandemisë Serbia ka regjistruar 9.890 viktima.

Komento: