Cramon: Holanda e Franca s’janë pengesë për vizat, duan vetëm fakte shtesë

09:56 | 09 Korrik 2022

Eurodeputetja gjermane: Holanda e Franca s’janë pengesë për vizat, duan vetëm fakte shtesë.

Votimin e rezolutës dy ditë më parë në Parlamentin Evropian që bënte thirrje për njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë, raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon e vlerëson shumë pozitive, ngase është hera e parë që insistohet në këtë çështje, ndonëse nuk është e tillë në raport me Kosovën.

“Jemi krenar që kemi bërë një veprim të tillë dhe ky është një sinjal që do ta citoja kancelarin tonë që “është e qartë që nuk është kompromis, por rezultat, një e arritur”, deklaroi Von Cramon në intervistën dhënë në RTK.

Tutje, ajo theksoi se shpreson se do të arrihet një zgjidhje, që kjo të jetë më e hershme, që integrimi në BE të arrihet pas këtij dialogu.

Në pyetjen se si do të parashikonte vijimin e procesit, në rast se Vuçiqi nuk merr parasysh këtë rezolutë, raprotuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian theksoi se deklaratat e Vuçiqit nuk e befasojnë, sepse interesimi i tij është që vendi i tij të integrohet në BE dhe, në fund, shpresojmë që të jetë më atraktiv, të shohim një bindje se Serbia e Kosova mund të arrijnë këtë rezultat.

Sa i përket për liberalizimin e vizave, Viola von Cramon tha se shumica e vendeve evropiane e mbështesin Kosovën për këtë çështje.

Ajo më pas përmendi edhe francezët dhe holandezët, të cilët ajo po ushtron ”trysni ” që t’i bindë që të mbështesin Kosovën në këtë aspekt, ndonëse, siç tha ajo, ata duan vetëm fakte shtesë, jo pengesë.

Komento: