Von Cramon: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje paqësore të situatës.
“Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve”, shkroi ajo në një postim në Twitter, pas një deklarate nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, transmeton Klankosova.
Në një deklaratë të Komitetit thuhet se “eurodeputetët shprehin shqetësim të thellë për sigurinë e të gjithë qytetarëve, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës”.