Cristiano Ronaldo bën “lëmsh” United, ky lojtar që kërkon të shkojë te Barça e Xavi

23:33 | 25 Dhjetor 2021

Cristiano Ronaldo, është ylli i madh i Manchester United, por edhe fajtori i madh i shumë problemeve.

Realiteti është se rezultatet janë shumë më të këqija se sezoni i kaluar, në të cilin ata përfunduan në vendin e dytë në Premier League, me portugezin ende në Juventus të Torinos. Dhe tashmë disa ekspertë kanë vënë në dukje se nënshkrimi i tij ishte një gabim, kryesisht për shkak të shqetësimit që ka shkaktuar në dhomat e zhveshjes,përcjell ORAinfo.

Sepse ka shumë lojtarë që nuk janë të kënaqur me faktin se ish-lojtari i Real Madridit luan absolutisht në çdo ndeshje, sado që të mos performojë mirë. Ndër kritikuesit e mëdhenj të pesë herë fituesit të Topit të Artë janë Edinson Cavani, Anthony Martial dhe Bruno Fernandes, i cili nuk ka performuar mirë për qen kryesues i skuadrës.

Dhe i fundit që i është bashkuar kësaj liste të gjatë është Mason Greenwood, i cili nuk e ka nisur mirë me Ralf Rangnick.

Me Ole Gunnar Solskjaer ai ishte shumë i rëndësishëm, dhe mund të konsiderohej titullar, edhe pse jo i padiskutueshëm. Por situata e tij ka ndryshuar nën urdhrat e trajnerit gjerman, i cili e ka lënë në stol, sado që ka shënuar gol ndaj Young Boys, në ditën e fundit të fazës së grupeve të Champions League.

Natyrisht, fakti që ai duhet të fillojë gjithmonë nga pankina e ka mërzitur reprezentuesin anglez, i cili ka nisur të studiojë rrugën e tij të mundshme. E Barcelona mbetet destiancioni i i tij i preferuar./ORAinfo/

Komento: