Ronaldo dhe Messi së bashku para fillimit të Botërorit, thonë se fitorja është një gjendje shpirtërore.
Dy yjet kryesore në Kampionatin Botëror, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë postuar një foto përbashkët në rrjetet sociale.
Dy futbollistët kanë postuar një foto të njëjtë në rrjetin social Facebook, me një mbishkrim: “Fitorja është një gjendje shpirtërore”.
Ronaldo dhe Messi janë në kërkim të Botëorit të parë në karrierë, që është trofeu i vetëm që po iu mungon në sirtarët e tyre.
Ndryshe, Kampionati Botërorë do të fillojë nesër, me ndeshjen hapëse, Katari ndaj Ekuadorit.