Cristiano Ronaldo flet sërish për Man Unitedin

23:11 | 22 Mars 2023

Cristiano Ronaldo është rikthyer të flasë për Manchester Unitedin.

Ai aktualisht është në grumbullim me kombëtaren e Portugalisë, për ndeshjet kualifikuese të marsit.

“Manchester United? Kur jemi në majë të malit, shpesh nuk shohim se çfarë ka poshtë. Kam kaluar një fazë të keqe të karrierës sime, nuk e kam problem ta pranoj këtë. Por jeta vazhdon. Kuptova se cilët janë miqtë e vërtetë në atë moment të vështirë”, tha Ronaldo.

Aktualisht, Ronaldo po luan në Arabinë Saudite, me ekipin Al-Nassr.

Komento: