Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo më në fund ka mbërritur në Itali.
Cristiano Ronaldo më në fund ka zbarkuar në Itali, pasi dje iu refuzua leja për të fluturuar nga autoritetet e Spanjës.
Portugezi pësoi dhimbje koke gjatë ditës së djeshme, pasi avioni i tij që gjendej në Madrid nuk mund të fluturonte për shkak të kufizimeve nga shteti spanjoll.
Por të hënën [sot] ai më në fund ishte në gjendje të hipte në Madeira pasi avioni i tij arriti nga Spanja dhe të zbresë në qytetin verior italian këtë mbrëmje.
Avioni i tij kishte provuar të zbritej në tre raste një ditë më parë, por nuk mund të linte qytetin e Madridit dhe të shkonte të merrte Ronaldon për ta kthyer në Itali.
35-vjeçari sapo ka mbërritur në aeroportin e Torino dhe tani do t’i nënshtrohet karantinës 14-ditore në shëtpi.
Juventus i ka thirrur të gjithë lojtarët e tyre pasi qeveria italiane dha dritën jeshile për ekipet që të fillojnë përsëri stërvitjet.