Crvena Zvezda – PSG, Beogradi po frikësohet për këtë gjë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Crvena Zvezda – PSG, Beogradi po frikësohet për këtë gjë

23:23 | 07 Dhjetor 2018

Së shpejti do të zhvillohet ndeshja mes Crvena Zvezdas dhe PSG-së.

Autoritet dhe mediat serbe duket se kanë frikë nga simbolet shqiptare.

Diçka e tillë dëshmohet edhe në prag të ndeshjes Crvena Zvezda – PSG e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

B92.net shkruan se mediat franceze, konkretisht Le Parisien ka bërë të ditur se në Beograd do të udhëtojnë rreth 500 tifozë të PSG-së, prandaj ka kërkuar masa të rrepta sigurie, duke ditur që raportet ndërmjet dy tifozërive nuk janë të mira.

Nëse mediat franceze bëjnë thirrje për mobilizim sa më të mirë, mediat serbe shkruajnë se autoritetet lokale të Beogradit kanë frikë se tifozët e PSG-së mund të shkaktojnë probleme, madje mund të shpalosin edhe simbolet shqiptare.

Ndeshja ndërmjet skuadrës serbe dhe asaj franceze zhvillohet të martën me fillim në orën 21:00.

Komento: