Çudia e madhe e Saelemaekers në fushë

18:36 | 13 September 2022

Saelemaekers po e “ndihmon De Ketelaere jashtë fushës”.

Sulmuesi i krahut të Milan, Alexis Saelemaekers është duke e ndihmuar bashkëvendasin e tij, Charles De Ketelaere jashtë fushës dhe beson që Kuqezinjtë nuk do ta ndryshojnë kursin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Serie A presin Dinamo Zagrebin në ndeshjen e dytë në grupe në Ligën e Kampionëve nesër.

Saelemaekers shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve në debutim me Milan kundër RB Salzburg javën e kaluar.

“Të gjithë ëndërrojnë që të shënojnë në Ligën e Kampionëve dhe kur e arritni këtë, është shumë e rëndësishme”, tha 23 vjeçari në konferencën për shtyp.

Çfarë mendon ai për konkurrencën që ka me Junior Messias?

“Është thelbësore që ta keni dikë që ju zëvendëson. Jam i motivuar që të bëjë gjithçka që të startoj, por në fund, ky është vendimi i trajnerit. Ka lojtarë të fortë në klube të mëdha dhe konkurrenca është në rregull”.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme, ne nuk shikojmë çfarë ka bërë Dinamo, ne dëshirojmë të luajmë në nivelin tonë më të mirë dhe skuadra të fitojë”.

Si ia ka dalës bashkëvendësi i tij, De Ketelaere që të adaptohet në San Siro?

“Charles është adaptuar mirë, ai është i qetë dhe ka vetëbesim. Unë i kam ndihmuar me problemet jashtë fushe, të cilat janë më të vështirat kur vini për të luajtur në një shtet jashtë. Ai është lojtar i madh dhe jam i sigurt që ai do ta ndihmojë skuadrën”.

Komento: