Çuditë me vendimin e tij Solari, e dëshiron këtë futbollist te Reali

17:47 | 11 Dhjetor 2018

Real Madrid e ka të ndërmend të përforcohet me lojtar të rinj.

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari ka kërkuar që klubi të bëjë një lëvizje për Juan Mata, raporton El Gol Digital përcjell ORAinfo.

Spanjolli do të jashtë kontratës në Old Trafford verën e ardhshme, dhe është raportuar të jetë në mëdyshje për të zgjatur qëndrimin e tij edhe më tutje në Manchester.

Solari e sheh mesfushorin si një zëvendësim për mungesën e Isco. Mesfushori spanjoll nuk është vlerësuar aq sa duhet nga Mourinho, prandaj ai ndoshta do të mendojë të largohet nga Anglia dhe të kthehet në Spanjë.

Në këtë sezon Mata ka shënuar vetëm dy gola, e po ashtu ka realizuar dy asistime./ORAinfo/

Komento: