Çun Lajçi pasi raportoi djalin në polici: I mirë, i keq, djali është i imi ky që është

23:07 | 15 December 2022

Çun Lajçi, i cili po dyshohet se bashkë me gruan e tij kanë qenë viktima të dhunës në familje. Ata po dyshohen se janë kërcënuar me thikë nga djali i tyre 38-vjeçar.

Siç u raportua rastin në polici e kishte lajmëruar edhe vet Çun Lajçi.

Madje aktori doli dhe e konfirmoi këtë gjë, por tha se mediat nuk raportuan saktë, duke shtuar se djali i tij ishte i dehur dhe për të mos e lënduar dikë ka lajmëruar policinë.

“E vërteta asht se djali ishte i dehur! Nji gotë e kishte thye me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind”, shkroi ai.

Postimi i tij i plotë:

—portaleve që për nji cent e therin njeriun!

A jeni n’vete ore?

E vërteta asht se djali ishte i dehur! Nji gotë e kishte thye me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind!

Tani:

Si ka mundësi që për nji cent ma shumë tentoni ta shkatërroni nji familje tue i shtrembnue t’vërtetat!

Djali asht i imi e alkoholi asht i shtetit e shoqnia për nji cent të vret!

Faleminderit që brengoseni, por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht!

Kaq!

Komento: