Curri me shokë edhe një muaj prapa grilave

16:25 | 29 July 2019

Gjykata e Apelit të Kosovës ka vendosur në bazë të kërkesës së avokatëve mbrojtës, duke i anuluar gjitha aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 17.07.2019 dhe 19. 07 2019, sipas të cilave iu është vazhduar masa e paraku rgimit për një muaj, të pandehurve I.O., I.B, A.Th. dhe M.M., si dhe për dy muaj të pandehurit Z.J.

Çështja i është kthyer gjykatës se njëjtë në rivendosje, njofton Gjykata e Apelit.

I pandehuri Z.J. po dyshohet për veprën penale të detyrimit, kurse të pandehurit I.O., I.B., A.Th dhe M.M. për shkak të veprës penale “fajde”, “detyrim” dhe “mashtrim”, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit gjeti se aktvendimet e gjykatës së shkallës se parë janë përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Kjo ngase gjykata themelore nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi ligjshmërinë e vazhdimit e parabur gimit, konkretisht rreth bazave të veçanta për të cilat është vazhduar kjo masë.

Deri në një vendim të ri, të pandehurit mbesin prapa grilave.

Komento: