Andre Cury për Neymarin: Real Madridi ofroi 170 milionë euro, por marrëveshja dështoi.
Andre Cury, që punonte si skaut i Barcelonës në Brazil, dëshmoi këtë të martë në gjyqin “Neymar 2”.
Ai theksoi se futbollisti ishte gati të nënshkruante për Real Madridin, pasi i bëri një ofertë më të mirë, por, përveç kësaj, kishte edhe klube të tjera si Manchester City që ishin gjithashtu të gatshëm të nënshkruanin me të.
“Udhëtova në të gjithë botën me babanë e tij dhe shumë klube iu afruan për të nënshkruar me futbollistin: Manchester City, Real Madrid, Bayern Munich… a po e mbanim të bllokuar lojtarin? Jo, kishim një kontratë të nënshkruar, por mund ta prishnim. Është si një çek që nuk e di nëse është i financuar”, ka thënë Cury.
“Ne kishim arritur një marrëveshje me Santosin për të nënshkruar me Neymarin, por disa ditë më vonë ai u tërhoq, sepse Madridi ndërhyri. Ata na kërkuan pesë milionë më shumë dhe Rosell tha se nuk do t’i paguante”.
“Neymar po përgatitej për të kaluar testet mjekësore me Realin, por marrëveshja përfundimisht dështoi. Madridi ishte i gatshëm të paguante 170 milionë euro për lojtarin”, ka treguar Curry.