D eri të enjtjen pasdite mbesin pa ujë të pijshë dy fshatra të Drenasit

21:51 | 19 April 2023

Dy fshatra të Drenasit mbesin pa ujë të pijshëm deri të enjtjen pasdite.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se dy fshatra të Komunës së Drenasit kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Kjo për shkak të një defekti në gypin kryesor në autostradë.

‘Ju njoftojmë se për shkak të një rrjedhje uji në gypin kryesor në autostradën Prishtinë-Komoran-Pejë, fshati Komoran dhe Zabel i Lartë nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm deri në riparimin e defektit.

Punimet teknike në riparimin e defektit mund të zgjasin deri nesër pasdite’, thuhet në njoftimin e KRU ”Prishtina”.

Komento: