Daҫiq flet për përcaktimin e kufirit, e quan parakusht për marrëdhënie të mira – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Daҫiq flet për përcaktimin e kufirit, e quan parakusht për marrëdhënie të mira

11:14 | 10 Shkurt 2019

Parakusht për marrëdhënie të qëndrueshme me shqiptarët, kështu e ka cilësuar Daҫit përcaktimin e kufirit.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq thotë se demarkacioni me Kosovën është një nga parakushtet për marrëdhënie të qëndrueshme, ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, derisa shton se ky nuk është një shkop magjik, “nuk është një zgjidhje e plotë”.

Daçiq, për gazetën serbe “Blic”, ndër të tjera ka thënë se serbët në Kosovë duhet të kenë garanci afatgjatë për sigurinë dhe prosperitetin, për të gëzuar të drejta të plota civile dhe politike, për të cilat ai vlerësoi se “duhet ndodhnin kohë më parë”.

“Trashëgimia jonë historike dhe kulturore duhet të mbrohet maksimalisht. Pronësia dhe pasuria e shteti dhe qytetarëve tanë kthehet kudo që është uzurpuar. Ne kemi nevojë për të arritur një marrëveshje me shqiptarët, si dhe për të marrë garanci nga vendet më të rëndësishme të botës”, ka thënë Daçiq.

Komento: